Nga Bajerni pritet të marrë yje, por teston 6 talente të Dallasit!

Shumëkush ka paralajmëruar se skuadra nuk është aq e madhe sa duhet për të përballuar sezonin, veçse në “Zebener Shtrase” “nuk e kanë vënë ujin në zjarr”. Për momentin, Bajerni po përpiqet të gjejë ndonjë talent të ri që t’i bëjë punë dhe mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez ka në testim 6 talente të Dallasit nga SHBA. Këta janë Eduin Serilo (20 vjeç), Xhastin Çe (17), Rikardo Pepi (17, në foto), Tomas Roberts (19), Dante Sili (17) dhe Brandon Servania (21). Ata do të jenë me ekipin e trajnerit Flik nga data 6 deri në 29 janar. Bajerni ndërkaq përgatitet për ndeshjen e parë të vitit në Bundesligë, këtë të premte në orën 20:30 në fushën e Mynshengladbahut.

Sfidanti.al