Ne Bavari i bezdis pyetja: Cila është e ardhmja e Levandovskit?

Pjesëtari i përfaqësueses polake, Robert Levandosvki, gjatë viteve, e ka promovuar veten si një nga sulmuesit e golashënuesit më të mirë dhe ky lojtar me nr.9 është një lojtar që do ta donte ta kishte në ekip çdo trajner. Sidoqoftë, që nga viti 2014, aftësitë dhe mjeshtritë e tij po i shfrytëzon Bajerni i Mynihut, megjithëse, herë pas here, ka zëra se ai do të transferohet për te Reali i Madridit.

Mediume të ndryshëm, edhe tani, vënë në dukje se, gjatë verës së ardhshme, Leva do të transferohet në klubin “mbretëror”, pasi presidenti i këtij të fundit, Florentino Peres, synon që ta rifreskojë vijën e sulmit. Por, megjithatë, duket se këta zëta nuk e prekin shumë Levën që, për momentin, ka vetëm një opsion, që të bëhet sa më i mirë dhe më efikas për Bajernin.

“Momentalisht, unë nuk shqetësohem shumë për të ardhmen time. Nëse unë do t’u vej mend spekulimeve, një gjë e tillë nuk do të ishte e mirë për mua, pasi, kështu, unë nuk do të përqëndrohem dot te puna ime. Unë jam lojtar i Bajernit dhe, këtu, unë përpiqem të jap sa më shumë nga vetja”, i deklaroi Levandovski gazetës gjermane “Kicker”.

Sfidanti.al