“Margaritari” Mukoko, dhuratë nga Mesi për ditëlindje!

I mbushi 15 vjeç, një përvjetor i veçantë, dhe ylli i ri i Dortmundit e festoi me lumturi e besim për të ardhmen. Jusufa Mukoko është “flaka” e re e Dortmundit dhe ditëlindja iu bë edhe më e bukur nga dhurata që mori prej idhullit të tij Lionel Mesit. Adoleshenti nuk zbuloi se për çfarë dhurate ishte fjala, por postoi në rrjetet sociale një foto të tijën dhe një fanelë të Mesit, me shpjegimin “Oh çfarë dhurate që mora nga idhulli im, faleminderit Lionel Mesi, faleminderit për urimin”.

Mukoko dhe Mesi kanë diçka tjetër të përbashkët, përveç talentit, dhe pikërisht sponsorin Najk (Nike), pasi në verë nënshkroi kontratë me vlerë 10 milionë euro. Sipas mediave gjermane, ai mund të cilësohet si talenti më i madh në Gjermani, luan për Dortmundin U19 dhe udhëheq renditjen e shënuesve në kampionat me 18 gola në 7 ndeshje.

Sfidanti.al