Lëvizja surprizë e Bayernit, Jupp Heynkes, trajneri i ri i skuadrës?

Bayerni i Mynihut ka bërë një lëvizje surprizë përsa i përket cështjes së trajnerit. Skuadra bavareze po përgatitet për një kthim të bujshënm atë të Jupp Heynkes duke bërë që të bien poshtë hipotezat për ardhjen e mundshme në krye të kampionëve të gjermanisë të Luis Enriques, Thomas Tuchel apo Louis Van Gaal. E përditshmja gjermane ‘Bild’ është e sigurt në atë që deklaron në artikullin e saj kur thekson se drejtuesit e bayernit do t’ia besojnë sërish heynkes timonin e skuadrës, një zgjedhje që mesa duket ka marrë edhe miratimin e Pep Guardiolës pas takimit të këtij të fundit me  Uli Hoeness gjatë Oktoberfest. Jupp Heynkess u largua nga drejtimi i Bayernit në fund të sezonit 2012/2013 kur arriti të fitojë tripletën e famshme, Bundesligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë për t’ia kaluar stafetën Pep Guardiolës. Gjithnjë sipas Bild, zgjedhja e Heynkes u bë për të plotëuar kërkesën e futbollistëve më me peshë të skuadrës.

Sfidanti.al