Levandovski vazhdon “recitalin” e golit, 10 herë në 5 ndeshje Bundeslige!

Sezonin e kaluar arriti në 55 rrjeta në 47 sfida të luajtura në total, dhe ishte një nivel prej Mesi apo Ronaldo të kohëve të arta. Robert Levandovski duket se ka vendosur që këtë edicion të jetë edhe më lart, ndërsa shënoi 3 herë në portën e Frankfurtit, në suksesin dërrmuese të Bajernit 5-0 në Bundesligë. Sulmuesi polak ka arritur që tani në 10 gola në vetëm 5 ndeshje në kampionat, diçka që premton shumë sidomos duke pasur parasysh nivelin e tij fizik, që thuajse nuk njeh dëmtim.

Ai shënoi 3 golat e parë për Bajernin, dhe tani ka 242 gola në Bundesligë në total, duke përfshirë edhe ata me Dortmundin. Për bavarezët ka shënuar 256 gola, për klubet në total 446 në Poloni e Gjermani, ndërsa bashkë me rrjetat me fanelën e kombëtares arrin në shifrën 509. Një personalitet i vërtetë i sulmit, tepër i respektueshëm. Bajerni gjithsesi nuk doli dot në vend të parë, pasi ka 12 pikë ndaj 13 të Lajpcigut që mundi 2-1 Hertën.

Sfidanti.al