Leipzig në shënjestrën e kritikave; fshehu pozitivitetin me Covid të Sabitzer

Në Gjermani shpërthejnë polemikat në lidhje me pozitivitetin me Covid-19 të Marcel Sabitzer që u fsheh nga Leipzigu. Sulmuesi austriak rezultoi pozitiv në raundin e parë të testeve të kryera në fund të muajit prill.

Pasi qëndroi një periudhë në karantinë, futbollisti u kthye të stërvitet dhe të luajë në Bundesligë. I shëruar dhe i rikuperuar, ditën e diel, Sabitzer dha edhe një assist e shënoi një gol në fitoren 5-0 të Leipzig ndaj Mainzit.

Sipas TyCSports, vetëm tani Leipzigu bëri të ditur se Sabitzer ishte një ndër dy rastet me Covid-19 bashkë me fizioterapistin. Pas 14 ditëve izolim, të dy janë në kushte perfekte sipas ‘Kicker’. Në renditje, Leipzig është në vendin e tretë me 54 pikë, 7 më pak se Bayerni i Mynihut kryesues.

Sfidanti.al