Legjenda Kohler i ka disa dyshime për Humelsin tek Dortmundi

Padyshim që një qendërmbrojtës di të gjykojë për një tjetër qendërmbrojtës. Jurgen Kohler ka qenë një legjendë e Gjermanisë, e Këlnit, Bajernit, Juventusit dhe e Dortmundit, dhe fjalët e tij duhen marrë seriozisht kur flet për kthimin e Mats Humelsit tek Borusia. Ish-kampioni i botës në 1990 dhe kampioni i Europës në 1996, mendon se ka një lloj rreziku në këtë transferim.

“Gjithnjë ka rrezik për lojtarët që kthehen në ish-ekipet e tyre, – tha 53-vjeçari, – pasi, jo gjithnjë arrijnë nivelet që kanë pasur më parë, dhe që presin tifozët. Kjo mund të krijojë keqkuptime dhe tension”. Gjithsesi, Kohleri gjykon se Humelsi ka shumë cilësi që do t’i vlejnë Dortmundit. “Ai ka përvojë dhe mund t’i udhëheqë siç duhet lojtarët e rinj dhe të shpejtë pranë tij, – u shpreh ai, – Matsi ka luajtur qindra ndeshje në nivele të larta, ka dalë kampion i botës, ka fituar disa tituj kampion, ka përvojë Championsi. Në këtë kuptim, transferimi i tij është një fitore për Dortmundin”.

Sfidanti.al