Kovaç i pakënaqur me Bajernin: Ndaj Liverpulit kjo nuk mjafton

Bajerni fitoi në Augsburg dhe iu afrua vendit të parë në Bundesligë, por momenti është i tillë që trajneri Niko Kovaç nuk mund të jetë i kënaqur plotësisht. Edhe pse diferenca (e përkohëshme) me Dortmundin është zvogëluar në 2 pikë, sërish përpara bavarezëve qendron pengesa “Liverpul” në Champions.

“Që të gjithë ne duhet të jemi më lart sesa kaq, kur të luajmë ndaj Liverpulit, – u shpreh Kovaç pas ndeshjes me Augsburgun, – në fazën mbrojtëse jemi ende dobët dhe Liverpuli është shumë i fortë në sulm”. Ai e kishte fjalën për dy golat e pësuar, njërin autogol nga Leon Gorecka, ndërsa Bajerni është ndëshkuar në çdo ndeshje të vitit 2019. Deri tani, në Bundesligë janë pësuar 26 gola, ndërsa vjet ishin 28 deri në fund të sezonit.

Sfidanti.al