Koman, frika largohet nga Bajerni; do të humbasë vetëm 3 ndeshje

Bajerni nuk iu gëzua plotësisht fitores 3-1 ndaj Totenhemit për shkak të një dëmtimi të pësuar nga Kingsli Koman. Sulmuesi francez u zëvendësua në pjesën e parë të sfidës për shkak të një problem që iu shfaq në gjurin e majtë gjatë një aksioni të Bajernit duke shqetësuar jashtë mase stafin teknik të bavarezëve. Fillimisht u mendua se dëmtimi I Komanit ishte I rëndë që do ta mbante futbollistin jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Por mesa duket Koman rezultoi me fat në këtë dëmtim që nuk ishte shumë I rëndë me futbollistin që do të humbasë ndeshjet e mbetura për t’u luajtur gjatë 2019 dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës në janar të 2020.

‘U duk qartë se të gjithë u frikëzuam në fillim, por Kingsli pati shumë fat-tha Hans Vilhelm Myler Volfhart, shefi I departamentit mjekësor të klubit në një komunikatë të publikuar nga Bajerni I Mynihut-ekzaminimet mjekësore treguan se ai nuk do të luajë në 3 ndeshje dhe do të mund të marrë pjesë në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Doha’.

Kjo do të thotë se trajneri Hansi Flik nuk do të mund të ketë në dispozicion në sfidat e Bundesligës me Verder Bremen, Frajburgun dhe Volfsburgun, sfida kyce këto për Bajernin që do të kërkojë të ngjitet në klasifikim pasi për momentin ndodhet në vendin e 7 pas dy humbjeve të pësuara radhazi.

Sfidanti.al