Kimih s’ia perton Levandovskit: Pa neve, ti je një hiç!

Robert Levandovski përsëri po shkakton grindje te Bajerni i Mynihut dhe, madje, këtë po e bën në prag të fillimit të sezonit të ri të Bundesligës. Në vend që të përqëndrohen në fushë dhe te ndeshja e ardhshme me Hofenhajmin, bavarezët po tronditen nga mosmarrëveshjet e brendshme që janë keqësuar më shumë mbas intervistës së fundit të sulmuesit polak. Në këtë intervistë, midis të tjerave, Levandovski vuri në dukje se ai nuk ka patur mbështetje nga askush, as nga bashkëlojtarët dhe as nga krerët e klubit, mbas eliminimit të Bajernit në gjysmëfinaleven e sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve nga Reali i Madridit, por, sidoqoftë, një përgjigje ia dha atij bashkëlojtari i tij, Xhoshua Kimih.
“Nuk e di se çfarë i ka thënë Roberti gazetarit midis rreshtave. Por, nëse Levandovski thotë se nuk ka patur mbështetje nga klubi, unë nuk jam i sigurt se ai ka të drejtë”, deklaroi mbrojtësi i ri i djathtë i Bajernit, duke vazhduar më tej:
“Leva duhet ta kuptoj se pa neve të tjerët në ekip, ai nuk do të mund të shënonte aq shumë gola, kështu që ai duhet t’u jetë mirënjohës bashkëlojtarëve të vet”, tha Kimih.
Sfidanti.al