Ja bluza më e bukur në botë, Sane nis stërvitjen tek Bajerni!

Yjet e tjerë janë larguar për të “karikuar bateritë” e për t’u shlodhur pas një sezoni krejt të pazakonshëm, që madje ende nuk ka përfunduar. Gjithsesi, në kompleksin sportiv të Bajernit në “Zebener Shtrase” ka ende njerëz, dhe njëri prej tyre është Leroi Sane. Në një kohë që ish-ekipi i tij, Mançester Siti vazhdon Premier Ligën, 23-vjeçari dëshiron të jetë sa më shpejt gati për vitin e ri sportiv gjerman, që nis në 18 shtator. Ai ishte në fushë bashkë me Niklas Zylen, mbrojtësin e dëmtuar të bavarezëve, ndërsa dëshiron të lerë pas një edicion të dështuar tek Siti, edhe për shkak të dëmtimit. Ai nuk do të marrë pjesë në Champions gjatë gushtit, as me Sitin dhe as me Bajernin, por shpreson të luajë një rol të rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Niklas Zyle në 2020-2021.

Sfidanti.al