Hënes dëshiron që Federata ta kuptojë se Bajerni e ka seriozisht!

Nuk mjaftoi kërcënimi i parë nga presidenti bavarez, por ai vazhdon në të njëjtën rrugë, duke bërë edhe “amplifikim” të mesazhit. “Unë dua të qartësoj pak situatën, – u shpreh Uli Hënes, pasi u pyet nga “Der Shpigeli” dhe televizioni RTL. Klubi nga Mynihu u shpreh që “presidenti e ka deklaruar qartë mendimin e tij, dhe nuk do të ketë interpretime”. Gjithsesi, vetë Hënesi dëshiron që të mos ketë dyshime për qendrimin e tij dhe të drejtuesve të tjerë bavarezë.

“Unë kam pritur më shumë mbështetje nga ana e DFB-së, – thotë 67-vjeçari, – ne vazhdimisht shohim që Federata bën teatër. Nuk kemi ndërmend ta pranojmë diçka të tillë në të ardhmen. Nuk mund të pranojmë që lojtarët tanë të dëmtohen pa arsye. Ne do të bëjmë që të tjerët ta ndjejnë zjarrin, dhe ne mund ta bëjmë këtë”. Hënesi sulmon të gjithë ata që i quan “tregtarë” dhe që, sipas tij, ndihmojnë “zotin Ter Shtegen”. “Ata duhet ta vendosin zotin Ter Shtegen në ndonjë cep, pasi ata janë në gjendje thjesht të shkojnë në ndonjë pyll e të vërshëllejnë”, – përfundoi presidenti bavarez.

Sfidanti.al