Guardiola sërish tek Bajerni? Shaka mes Nojerit dhe Goreckës!

Një rikthim i katalanasit në “Alianc Arena” është gjithnjë një lajm i madh, edhe pse për momentin mbetet një hipotezë. Pep Guardiola përsëri tek Bajerni ishte temë diskutimi edhe në kombëtaren e Gjermanisë, ku ka lojtarë të bavarezëve. Portieri Manuel Nojer dhe lojtari ofensiv, Leon Gorecka, bënë edhe shaka për këtë.

“A do të vijë Pepi? – tha Gorecka, – ti Manuel duhet ta njohësh më mirë se unë”. Nojeri nuk përtoi t’ia kthente shakanë duke u shprehur se “e sigurt është që ai të njeh shumë mirë ty”. Duke i lënë shakatë mënjanë, dy yjet deklaruan se kjo është çështje e klubit, ndërsa vlerësuan se trajneri i tanishëm Hansi Flik ka bërë një punë shumë të mirë. Vetë Guardiola, kur u largua në 2016, deklaroi se “një ditë do të kthehem sërish në Gjermani, ndoshta si trajner”.

Sfidanti.al