Gol pas vetëm 37 sekondave, ky është Vedat Ibisheviçi

Vedat Ibisheviç mund të mos e ketë famën e Edin Xhekos, por boshnjaku është po aq i aftë për gola sa patrioti i tij i Romës. Sulmuesi i Hertës e tregoi veten, padyshim edhe pak me fat, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë luajtur në fushën e Darmshtatit. Berlinezët e patën shumë të vështirë dhe rezultati mbeti 0-0 për 65 minuta me radhë.

Në minutën e 63-të u hodh në fushë pikërisht Ibisheviç, dhe boshnjaku realizoi golin e avantazhit me prekjen e parë të topit, vetëm 37 sekonda pas zëvendësimit. Në fund, Maksimilian Mitelshtat shënoi edhe golin e dytë, veçse vetëm në minutën e 88-të. Pra një ndeshje tepër e vështirë për ekipin e Bundesligës ndaj një skuadre inferiore, veçse “rroftë Ibisheviçi” që shënon me sekonda.

Sfidanti.al