Futbolli në krizë; edhe Bundesliga mendon pezullimin e kampionatit

Coronavirusi vazhdon të përhapet dhe Bundesliga po mendon të pezullojë kampionatin. Sipas versionit online të të përditshmes gjermane ‘Bild’, sezoni 2019/20  I kategorisë më të lartë të futbollit gjerman është më në dyshim se kurrë dhe të hënën tjetër do të mësohet më shumë në lidhje me atë që do të ndodhë me kampionatin gjerman.

Drejtuesit e 36 klubeve të Bundesligës dhe Bundesliga 2 kanë rënë dakord që të mblidhen në fillimin e javës së ardhshme për masat që do të merren për një krizë që ka prekur edhe futbollin gjerman. Ajo që është e qartë se askush nuk mendon shtyrjen e ndeshjeve. Ose do të ketë pezullim ose ndryshe nuk do të ndodhë asgjë

Për momentin ajo që është e sigurt është se ndeshjet e kësaj jave të Bundesligës duke nisur nga ajo mes Dusseldorfit e Paderborn e ditës së premte, do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pas kësaj gjithcka do të jetë një ekuacion me të panjohura. Gjithsesi, cdo veprim do të bëhet në bazë të evoluimit të përhapjes së coronavirusit dhe se do të bëhet gjithcka e mundur që në futboll të mos merret e njëjtë masë si në Ligën Gjermane të Hokejit që pezulloi kampionatin

Sfidanti.al