Frika e Bajernit vjen nga porta e vet, quhet Nojer ..

Manuel Neuer ende nuk është shëruar dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Real Madridit

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer para disa ditësh ka bërë një operacion të vogël në gishtin e këmbës.

Mendohej se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Borussia Dortmund në Bundesliga, por nuk do të jetë ashtu.

Sipas mediave gjermane, Neuer definitivisht nuk do të luaj ndaj Dortmundit dhe është në dyshim edhe për ndeshjen e së mërkurës ndaj Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.