Flik ka ide të qarta për Bajernin në Doha, ja çfarë kërkon nga yjet!

Udhëtimi drejt Katarit nuk ishte vetëm për t’iu larguar dimrit gjerman, dhe për t’u kënaqur me ngrohtësinë e një dimri pranveror në Lindjen e Mesme. Jo, temperatura 23 gradë Celsius dhe era e lehtë në seancën stërvitore do të shërbejnë për Bajernin vetëm për t’u përgatitur në kushte më të mira për fazën e dytë të sezonit. Trajneri Hansi Flik nuk humbi kohë dhe nisi menjëherë punën, duke pasur ide të qarta, të paktën sipas asaj që shkruan “Bildi”. Tabloidi gjerman sqaron se trajneri bavarez kërkon që skuadra e tij të ketë sa më shumë zotërim topi, qarkullim sa më të mirë, shënim të sa më shumë golave, por edhe organizim sa më të mirë në fazën mbrojtëse kur humbet topi, më shumë agresivitet ndaj kundërshtarëve dhe rikuperim sa më të shpejtë të sferës.

Një lloj “menuje” prej Pep Guardiole apo Jurgen Klopi, diçka që 54-vjeçari tregoi se di ta bëjë të paktën për aq kohë sa punoi në stol pas largimit të Niko Kovaçit. Shefat e tij, Rumenige dhe Salihamixhiç, kanë shumë shpresë dhe Fliku nuk dëshiron t’i zhgënjejë. Natyrisht, nuk ndihmon mungesa në Katar e Levandovskit, Komanit, Zyles, Martinezit dhe Hernandezit. Objektivat tek Bajerni thuhen paksa me zë të ulët, pra të synohet Championsi, të fitohet Bundesliga ku ndodhet në vend të tretë, dhe të shkohet drejt Kupës së Gjermanisë.

Sfidanti.al