Flik ka besim tek Bajerni: Nëse jemi vetvetja, titulli është iyni!

Nuk është se nuk e vlerëson konkurrencën, përkundrazi, rivalët irespekton. Bundesliga këtë vit është shumë më interesante se më parë, pasi Bajerni lufton me Lajpcigun, Dortmundin dhe Gladbahun, diçka që nuk ishte parë prej dekadash. Sidoqoftë, Hansi Flik, trajneri ibavarezëve, mbetet “konservator” në vlerësimet e tij.

“Të gjitha skuadrat e përfshira në konkurrim kanë shanset e tyre për të dalë kampion këtë vit, – shprehet Fliku në prag të duelit ndaj Shalkes, – por, nëse skuadra jonë është e përqëndruar plotësisht dhe e tregon cilësinë e saj në fushën e lojës, atëherë titulli do të jetë iyni, ashtu si vitet e kaluara”.

Trajneri ikampionëve është ikënaqur që ka në ekip edhe huazimin nga Reali, Odriozolën, “i cili na jep një alternativë më shumë”. Gjithsesi, ai pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Me gjasë në luftën për titull mund të përfshihet edhe Shalke, që ka 33 pikë, 3 më pak se Bajerni, sidomos nëse arrin të fitojë në Mynih.

Sfidanti.al