Favre ende në detyrë, por Didi Hamani i gjen pasardhësin

Identikiti perfekt sipas tij do të ishte njeriu me inicialet MZ (MS në gjermanisht). Didi Haman mendon se Matias Zamer do të ishte zgjidhja ideale për të zëvendësuar Lysien Favren nëse Dortmundi vendos që ta shkarkojë. Mediat gjermane shkruajnë se trajneri zviceran është në “fije të perit” pas barazimit 3-3 me Paderbornin, e padyshim pas humbjes 0-4 me Bajernin, ndonëse ende drejtuesit nuk kanë marrë vendim.

“Zamer do të ishte për mua njeriu ideal, – thotë Haman, ish-lojtar i Bajernit, Liverpulit dhe Gjermanisë, – madje, nuk do të ishte një zgjidhje afatshkurtër, por më shumë. Unë jam i bindur se do të ketë një ndryshim, siç ndodhi në Mynih ku erdhi Hansi Fliku”.

Sfidanti.al