Fati i Levandovskit u vendos, Bajerni do të marrë thesin me para!

Kampioni gjerman, Bajerni i Mynihut, mori vendimin final lidhur me statusin e Robert Levandovskit, ndërkohë që media shkruan se një ndikim të madh ka pasur edhe sjellja e tij ndaj trajnerit të vet, Jup Hajnkses, në ndeshjen e fundit të ekipit bavarez. Mungesa e respektit që ai tregoi ndaj trajnerit veteran të nderuar në të gjithë Gjermaninë dhe përtej saj, e derdhi kupën, kështu që kryesia e klubit bavarez vendosi që ta nxjerrë sulmuesin polak në shitje, nga e cilia Bajerni me siguri që do të fitojë një “dorë të mirë” parash.

Ka shumë mundësi që Leva të bëhet golashënuesi më i mirë i Bundesligës, por tifozët nuk ia falin atij performancën e tij të zbehtë në ndeshjet gjysmëfinale të Champions-it ndaj Realit të Madridit, për më tepër që janë shtuar shtuar lajmet se ai do që të transferohet te klubi “mbretëror”.

Sfidanti.al