Është 20 vjeç dhe ka 100 gola, Levandovski ka një rival tek Halandi!

Këtë sezon, sulmuesi polak vazhdon të jetë më lart, por nuk duhet të harrojmë dallimin e madh të moshës. Robert Levandovski ka gjetur me të vërtetë një rival tek Erling Halandi, njeriu tjetër që po shkëlqen me gola në Bundesligën gjermane dhe në Europë. Norvegjezi 20-vjeçar ka 5 gola në 5 ndeshje në kampionat, dhe 7 gola në 8 ndeshje në sezon, ndërsa Levandovski, që është 31 vjeç, ka 10 gola në 5 ndeshje në Bundesligë, një rekord që nuk e kishte arritur as Gerd Myleri. Sulmuesi i Dortmundit shënoi në fitoi 3-0 që skuadra e tij arriti në derbin ndaj Shalkes në “Signal Iduna Park”, ndërsa në renditje ka 12 pikë, po aq sa Bajerni, por një pikë më pak se Lajpcigu. Halandi, ndërkaq, po arrin kuotën e 100 golave në karrierë edhe pse është vetëm 20 vjeç. Ai ka 92 me klubet dhe 6 me Norvegjinë, pra 98 gjithsej.

Sfidanti.al