Ekipi historik i Dortmundit? Rojsi s’gjen vend as për Levandovskin!

Është normale që për një klub të tillë të njohur si Borusia, të ketë konkurrencë për të formuar ekipin më të mirë të historisë. Një detyrë të tillë mori përsipër kapiteni Marko Rojs, i cili njëkohësisht po riaftësohet dhe është shumë pranë kthimit në fushë (nëse do të kthehet futbolli në Gjermani). Pra, cili është formacioni më i mirë i të gjitha kohëve i Dortmundit, sipas Rojsit?

Habia, nëse mund të quhet kështu, është se ai nuk përfshin dy lojtarë me të cilët ka luajtur, dhe që janë shumë të njohur, si Mats Humelsin në mbrojtje dhe Robert Levandovskin në sulm. Në qendër të mbrojtjes, Rojsi vendos Zhulio Sezarin dhe Matias Zamerin, dyshen e viteve 90-të që fituan Championsin dhe dy herë Bundesligën nën drejtimin e trajnerit Otmar Hicfeld. Në sulm, ai zgjedh zviceranin Stefan Shapuiza, të po asaj epoke. Me gjasë, statistikat i japin të drejtë sepse Shapuiza luajti më shumë dhe shënoi më shumë sesa Levandovski, 284 ndeshje, me 123 gola e 62 asistë. Polaku ka 103 gola në 187 ndeshje dhe më pas shkoi tek Bajerni.

Dortmundi historik i Rojsit: Stefan Klos, Lukash Pishçek, Zhulio Sezar, Matias Zamer, Dede, Nuri Shahin, Mikael Cork, Tomas Rosicki, Mario Gëce, Jakub Blashçikovski, Stefan Shapuiza.

Sfidanti.al