Dortmundi nuk është Bajerni, por sërish është një mrekulli!

Me djem të rinj vështirë se fitohet titulli, sidomos kur nuk e ke fanelën për këtë gjë. E qartë, por asgjë nuk e ndalon një trajner dhe një grup lojtarësh që të luajnë bukur dhe të fitojnë respektin e gjithë vendit. i tillë Dortmundi që reagoi pas humbjes 0-1 në fushën e vet ndaj Bajernit, duke stërfituar 6-1 në Paderborn. Vendasit nuk kishin Klaus Gjasulën, por as edhe maratonomaku i kombëtares shqiptare nuk do ta kishte shpëtuar ekipin e tij.

“Kjo është skuadra ime, – u shpreh trajneri Favre pas ndeshjes, – ne jemi në gjendje që të luajmë kështu. Do të luftojmë deri në fund, derisa të mbetet shpresë”. Mats Humels, një nga liderët në fushë, bëri këtë analizë. “Ne u treguam të ngadalshëm me topin në pjesën e parë, – tha ai, – ndaj Paderborni pati kohë të na mbulonte. Ne humbëm shumë herë topin. Pas pushimit ishte lojë me më shumë pasime, me zhvendosje pa top, ndaj edhe morëm rezultatin”.

Torgan Hazar kaloi miqtë në epërsi në 54’, Sanço shtoi të dytin në 57’. Xhejdën Sanço shënoi 3 gola duke qenë lojtari më i mirë në fushë. Dortmundi ka tani 80 pikë, 7 më pak se Bajerni, ndërsa ka shënuar më shumë gola se çdo ekip tjetër me përjashtim të bavarezëve. Borusia ka realizuar 80 gola, ndaj 86 të ekipit të Flikut.

Sfidanti.al