Dortmund, Halandi erdhi, por vetëm me klauzolë të vogël 60-milionëshe!

Ky ishte kushti, dhe që prej Çështjes Bosman, gjithçka ka ndryshuar. Futbollistët shpesh e kanë në dorë fatin e tyre, dhe kështu e pati edhe Erling Halandi. Sulmuesi norvegjez pranoi të kalonte tek Dortmundi vetëm po t’i vendosnin një klauzolë transferimi jo shumë të lartë në kontratë. Mediat europiane njoftojnë se kjo klauzolë është rreth 60 milionë euro, e tillë që çdo klub i madh që do ta kërkojë Halandin, do të ketë mundësi ta paguajë. Sulmuesi 19-vjeçar nuk dëshiroi t’ia vështirësonte të ardhmen vetes. “Halandi do të rrijë shumë kohë me ne, pavarësisht se çfarë klauzole mund të ketë”, – u shpreh shefi ekzekutiv i Dortmundit, Vacke. Natyrisht, ai nuk mund të thoshte gjë tjetër.

Sfidanti.al