Dibala tek Bajerni? Ju luetm, mos i prishni terezinë Karlos

Karlo Ancelotti ka thënë se transferimi i Paulo Dybalas në Bayern Munich është një mit dhe iluzion.

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka mohuar se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala do të transferohet te skuadra e tij.

Italiani ka thënë se ky është një mit dhe ata nuk kanë kohë të merren me gjëra të tilla.

“Dybala është lojtar shumë i mirë. Por këto thashetheme janë një mit. Ne jemi të fokusuar në ndeshjet tona. Nuk kemi kohë të merremi me mite të tilla”, tha Ancelotti gjatë konferencës për media.