Ç’po ndodh me Kovaçin? Bajerni, tre alternativa për trajner!

Duket si rrufe në qiell (paksa) të vrenjtur. Niko Kovaç mund të largohet nga Bajerni këtë verë, dhe kjo do të thotë se bavarezët duhet të gjejnë një trajner tjetër. Nuk ka konfirmim zyrtar, por nëse ikën nga “Alianc Arena” do të thotë se nuk të duan lojtarët, ose nuk të pëlqejnë drejtuesit. Duket se një pjesë e yjeve bavarezë nuk janë të kënaqur, ndërsa thuhet se ka edhe një rivalitet në “kupolë” mes Uli Hënesit e Karl-Hajnc Rumeniges.

Kovaç, pra, duket se ka bërë gati valixhet, por kush do të jetë njeriu i ri i stolit? Mediat në Gjermani dhe në Spajnë japin emrat e Hulen Lopetegit dhe Ten Hagut, madje thuhet se drejtori sportiv bavarez, Salihamixhiç është takuar me trajnerin bask. Bajerni e hodhi poshtë vendosmërisht këtë njoftim. Ten Hag i Ajaksit ka qenë trajner me të rinjtë në Mynih në kohën e Guardiolës, pra e njeh klubin, ndërsa revista “Sport Bild” hedh edhe një “diversion”: Kujdes Bajern! Një kontratë për Shabi Alonson! Basku tjetër është trajner të rinjsh tek Reali dhe thuhet se Rumenige e pëlqen!

Sfidanti.al