Chelsea dhe Liverpool, pretendentët e radhës së Aubameyang

Chelsea dhe Liverpool janë pretendentët  e radhës së Pierre Emerick Aubameyang. Sipas ‘The Sun’, të dy klubet britanike kanë kontaktuar agjentin e futbollistit për të ofruar 65 mln Paund. Është një garë ku Liverpool duket se është një hap para duke qenë se në pankinën  e ‘The Reds’ është një personalitet të cilin Aubameyang e njeh shumë mirë, Jurgen Klopp. Por Liverpool ka një problem, duhet të plotësojë kërkesën e futbollistit dhe t’i ofrojë një pagë prej 180 mijë paund në javë, gjë që i jep krahë Chelseat dhe shpresasve të tij. Por edhe Blutë e Londrës kanë handikapin e tyre në këtë pikë. Kampionët e Anglisë do të duhet që të gjejnë destinacionin e Diego Costës përpara se të tentojnë blerjen e Aubameyang.

sfidanti.al