Cfarë po ndodh te Bayern? Myler është kthyer në një çështje

Gjermania njihet për disiplinën  e saj të rreptë, e megjithatë kjo duket se nuk ekziston te Bayerni i Mynihut, të paktën jo në këto ditë të fundit. Te bavarezët ka shpërthyer një çështje që e ka emrin Thomas Müller me futbollistin që rrezikon të humbasë akoma më shumë hapësia në skuadër. Në të vërtetë edhe vitin e kaluar Müller u aktivizua më pak se zakonisht. 42 ndeshje në të gjithë sezonin nuk janë pak, por sfidat më të rëndësishme ai i ka nisur gjithnjë nga pankina. Tani me ardhjen e James Rodriguez, situata e tij ndërlikohet akoma më shumë. Müller nuk mund të luajë si sulmues i parë, Lewandowski është i pazëvendësueshëm, ndërsa në krahë ka përpara Robben, Ribbery dhe Coman, ndërsa në rolin e mesfushoprit të avancuar ai pritet të jetë zgjhedhja e trete pas Thiagos e pikërisht James një situatë e pakëndshme për të vetmin bavarez të vërtetë të mbetur në skuadër.

Për pozicionin e Müller, ka bërë pyetjet e tij edhe ish Drejtori Sportiv i bayernit Matthias Sammer që e ka kritikuar hapur Ancelottin dhe theksoi se italiani nuk është mësuar të stërvistë futbllistë që ka karakteristikat e Müller dhe se Rummenigge e Hoeness duhet t’ia bëjnë të qartë rëndësinë që ka ky futbollist për Bayernin. Por kjo histori nuk përfundon këtu. Polemikat e brendshme janë shfaqur si një problem më vete. Pas tërheqjes së Lahm, Rummenigge ka shfaqur dëshirën që Kimmich të jetë pasuesi i tij, një koment që nuk është pëlqyer aspak nga Rafinha. ‘Besoj se Rummenigge ka detyra të tjera, pasi trajner është Ancelotti dhe është ky person që bën formacionin-u shpreh Rafinha-Kam luajtur 6 vjet me Lahm dhe 200 ndeshje me fanelën e Bayernit. Shpresoj të kem më shumë hapësira, pasi kam cilësi’

sfidanti.al