Çfarë nuk shkoi mirë për Bajernin ndaj Shalkes? Maska e Rumeniges!

Dikur thuhej se gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtria gjermane punoi si “sahat zviceran”, por ekonomia e vendit nuk arriti të ishte aq e organizuar. Në Gjermani këtë të diel u tha se Bajerni i Mynihut funksionoi shkëlqyeshëm në fushën e Shalkes duke fituar 4-0, por drejtuesit të lartë, Karl-Hajnc Rumenige, nuk i eci aq mirë. Ndërsa Tomas Myleri (2), Robert Levandovski dhe David Alaba shënonin për ekipin e trajnerit Hansi Flik, në tribunë shefi ekzekutiv i klubit u shfaq me një maskë të çuditshme plastike. Mediat gjermane shkruajnë se maska ishte austriake, por Rumenige e mbajti atë vetëm për pak minuta, duke iu kthyer maskave klasike që përdorin të gjithë. Një eksperiment që nuk funksionoi, dhe “Bildi” shkruajti se “ajo ishte e vetmja gjë që nuk shkoi mbarë tek Bajerni në stadiumin e Gelsenkirshenit”.

Sfidanti.al