Çfarë “bombe”: Levadovski do të bashkohet me Mançester Junajtidin?

Mediume të ndryshëm, kanë publikuar, ditët e fundit, lajme sensacionale që e lidhin sulmuesin e njohur të Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, me Mançester Junajtidin, megjithëse, ç’është e vërteta, me “djajtë e kuq”, gjatë këtyre kohëve të fundit, po lidhen shumë emra futbollistësh të mëdhenj. Një nga sulmuesit më të mirë në botë, momentalisht, Levandovski, po i tund, pa pushim, rrjetat e portavë kundërshtare dhe po e tregon, gjithnjë e më shumë, se e meriton që e mban të veshur bluzën e Bajernit të Mynihut. Sidoqoftë, jo rrallë herë, është folur për mundësinë e largimit të tij për në Premier Ligën angleze, megjithëse këta lajme mund të konsiderohen edhe si lajme të “medias së verdhë”. Kështu po ndodh edhe këto ditë, kur po publikohen lajme se për shërbimet e tij (Levandovskit) është i interesuar trajneri i “ManU-së”, Zhoze Murinjo.

sfidanti.al