Ç’bën Hansi Flik? i jep pushim Bajernit dy ditë para ndeshjes!

Si mund t’ia vesh emrin kësaj? Trajeri bavarez habiti shumëkënd me vendimin që mori duke lënë skuadrën pushim. Dhe kur? Vetëm dy ditë para duelit të kreut në Bundesligë ndaj Borusias së Mynshengladbahut. “A është kjo një taktikë për fitoren?”, – titullon gazeta “Bild”, që shton se “kjo duket një lëvizje dinake e Flikut”. E enjtja pa u la pushim dhe në “Zebener Shtrase” u stërvitën vetëm 3 lojtarë që po marrin veten nga dëmtimi, Mikael Kuisons, Havi Martinez dhe David Alaba.

Me gjasë, Flik do të ketë parë që yjet e tij kanë qenë të lodhur, dhe ka dashur që t’i lërë të mbledhin veten, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Humbja e fundit me Leverkusen në “Alianc Arena” tregoi se Bajerni pati shenja dobësie, ndaj edhe u ndërpre seria prej 4 ndeshjesh radhazi të fituara.

Sfidanti.al