Bundesliga, sezoni i ri nis në 18 shtator

Sezoni i ri i Bundesligës gjermane do të nisë ditën e premte të 18 shtatorit të 2020 dhe do të përfundojë në 22 maj të 2021. Federata gjermane e Futbollit publikoi datat e sezonit të ri të shoqëruar  edhe me datat e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë. Në këtë mënyrë, qeveria e futbollit gjerman shkurton kohën tradicionale të pushimeve dimërore që këtë radhë do të jenë qëpas javës së 13 të kampionatit në 18-21 dhjetor deri në fundjavën e parë të janarit edhe pse në mes do të jenë ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë.

‘U bë i nevojshëm përpilimi I kalendarit të ri sepse ai 2019/2020 zgjati më shumë nga sa ishte planifikuar për shkak të pezullimit të kampionatit për shkak të coronavirusit-theksohej  nga DBF-në përpilimin e tij u morën parasysh një sërë aspektesh sic jnë datat e Kupës e sidomos eliminatoret e Ligës së Kampioneve dhe Europa League të sezonit aktual dhe të atij pasardhës’.

Ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë do të zhvillohen në 11-14 shtator, ndërsa finalja do të luhet në Olimpiastadion të Berlinit në 13 maj 2021. Ndërsa në 30 shtator do të luhet Superkupa e Gjermanisë.

Sfidanti.al