Bundesliga, më shumë tifozë se “shoqet”, më shumë gola!

Premier Liga angleze cilësohet si kampionati më i bukur në Europë (dhe në botë), e besohet se kjo bindje ka një bazë të fortë. Stili i lojës është i fortë, i shpejtë, fanelat djersiten 100 për qind, loja nuk vonohet dhe rivaliteti është i fortë, me shumë skuadra që pretendojnë për gjithçka. Gjithsesi, për numrin e golave për ndeshje, në vend të parë nga 5 ligat e mëdha të Europës është Bundesliga. Kampionati gjerman ka 3.22 rrjeta për çdo takim, ndaj 2.84 të Serisë A dhe 2.83 të Premier Ligë.

Bundesliga ka edhe numrin më të madh të shikuesve mesatarisht për ndeshje, mbi 40 000. Gjithsesi, kampionati anglez është shumë afër me mbi 39 000 spektatorë për ndeshje. Seria A është në ngjitje me mbi 28 000, ndërsa La Liga e Spanjës është në rënie me pak më shumë se 18 000. Kampionati gjerman ka edhe një numër të madh gjuajtjesh për ndeshje, plot 26.8 ndaj 28.8 të Serisë dhe 25.9 të Premier Ligës.

Sfidanti.al