Boatengu mund të jetë sherrxhi, por Bajerni ia ka nevojën

Nuk është se ka qenë shpesh titullar gjatë fazës së parë, dhe po ashtu mosha nuk e ndihmon. Gjithsesi, pas sherrit të një dite më parë me shokun e skuadrës, Leon Gorecka, Bajerni i tha Zherom Boatengut se nuk mund të largohet nga skuadra në janar. Mbrojtësi i qendrës besohet se pati oferta nga Arsenali e Milani, dhe se e kishte menduar të ndryshonte ambient, por trajneri Hansi Flik nuk dëshiron të rrezikojë. “Nuk do të largohesh në janar, pasi jemi shumë pak, – është shprehur Fliku, pas bisedës edhe me drejtorin sportiv, Salihamixhiç, – kemi dëmtime dhe nuk mund t’i zëvendësojmë”. Boatengu është larguar nga kombëtarja gjermane prej trajnerit Lëv, dhe duket se ka humbur pozicionin e titullarit tek Bajerni, ndërsa dëmtimet i kanë prishur punë 31-vjeçarit.

Sfidanti.al