“Bildi”: Këtu shënon Futbollisti më i mirë i Botës për vitin 2020!

Nuk ishte një mbrëmje e lehtë për Bajernin, por ishte një kulm për Robert Levandovskin. Autori i dy golave ishte në formën e duhur në prag të ceremonisë së shpalljes së Futbollistit të Vitit nga FIFA, sot në orën 19:00, ndërsa tabloidi “Bild” titulloi: “Këtu shënoi Futbollisti më i mirë i botës për vitin 2020”. E përditshmja ka të drejtë pasi Levandovski është favorit ndaj Ronaldos e Mesit. Gjithsesi, përtej kënaqësisë së sulmuesit polak, Bajerni pati edhe një statistikë të mirë, por edhe një jo edhe aq të mirë. E para është që ai nuk pësoi asnjë humbje në “Alianc Arena” gjatë gjithë vitit kalendarik 2020, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë që kur stadiumi ishte përuruar në 2005. E dyta është që Bajerni u ndodh në dizavantazh ndaj Volfsburgut, dhe kjo i ndodhi për herë të 6-të radhazi, diçka që nuk ngjante që kur trajner ishte Jurgen Klinsmani në 2008-2009.

Sfidanti.al