Bayerni konfirmon ‘Bild’; Jupp Heynckes trajneri i ri i bavarezëve

Ashtu sic e bëri të ditur edhe ‘Bild’, Jupp heynkes është zuyrtarisht trajneri i ri i bayernit të mynihut. Klubi bavarez komunikoi caktimin e tij në stolin e kampionëve të gjermanisë ndërkohë që karl heinz Rummenigge  e përkufizoi si trajnerin ideal të klubit bavarez. Heynckes, 72 vjecar do të drejtojë Bayernin e  Mynihut për të 4 herë. ‘Nuk kisha ndërmend t’i kthehesha këtij roli, por Bayerni është një cështje zemre për mua. Më shumë se një rikthim është një detyrim miqësor-tha Heynckes i cili më parë e ka drejtuar Bayernin edhe në periudhat 1987-1991, 2009, 2011-2013. Pikërisht në vitin 2013 Bayerni me Jupp Heynckess në pankinë arriti të fitojë Ligën e Kampioneve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë për t’ia dorëzuar më pas stafetën Pep Guardiolës. Mësohet se zyrtarizimi i Heynckes u vonua pasi klubi bavarez po kryente bisedimet për rikthimin edhe të Peter Hermann. Hermann, 65 vjecar vendosi të lërë Fortuna Dusseldorf për të punuar sërish me Heynckes

Sfidanti.al