Bayern, Neuer ‘pret’ kritikat: Gaboj vetëm një herë në 100 raste

Një manovër e sajuar rrezikoi të shkatërrojë mbrëmjen e Bayernit të Mynihut, por më pas mendoi Leëandoëski të rivendosë gjërat në vendin e duhur. Manuel Neuer, komentoi veprimin e tij që të gjithëve iu duk si një gafë, një veprim i gabuar që solli golin e Paderbornit që mund të kishte sjellë një rezultat negativ për kampionët e Gjermanisë

Për portierin gjerman, veprimi i tij nuk ishte një gafë, përkundrazi…

‘Kam shumë besim se ia dal të bëj një ndërhyrje-tha neuer-Ishte një situatë 50 me 50. Le të themi se në 100 raste të tilla, në 99 prej tyre ia dal mbanë. Është pjesë e lojës sime dhe kjo mjafton. Janë gjëra që ndodhin’.

Për fat të mirë Bayerni fitoi 3-2 këtë ndeshje, por manovra e sajuar mbetet…

sfidanti.al