Bajerni i Mynihut, shifra rekord në 2017 dhe përforcohet me Goretzkën

Bajerni i Mynihut e nis vitin 2018 duke programuar të ardhmen. Klubi bavarez po kërkon të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme të ardhurat që ka dhe në shënjestër Leon Goretzka, një prej mesfushrëcve më të kërkuar në kontinentin evropian. 22 vjecari i Shalkes që drejtoi Gjermaninë drejt fitores së Kupës së Konfederatacve gjatë muajve të verës, është në përfundim të kontratës me skuadrën nga Gelsenkirshen dhe për të kanë shfaqur interes edhe klube të tjerë të rëndësishëm si Juventus e Barcelona. Por ai që fitoi garën është pikërisht Bajerni i Mynihut.

Sipas asaj që publikohet tek ‘Bild’ dhe ‘Marca’, marrëveshja tashmë është arritur, por mungon zyrtarizimi. Shalke bëri të pamundurën për ta mbajtur Goretzkën, por futbollisti e refuzoi ofertën e klubit për një kontratë të re prej 12 milionë Euro bruto në vit që e bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e Shalkes që në fund e humbi betejën me Bajernin e Mynihut. Ky i fundit, që së fundmi është akuzuar për mosaktivizimin e lojtarëve gjermanë, gjeti mënyrën më të mirë për të dhenë një sinjal për kampionatin duke qenë se edhe këtë radhë arriti të rrmbejë një futbollist nga skuadrat rivale.

Me Goretzkën, Bajerni kërkon të përmirësojë shifrat e tij të vitit 2017. Në Kampionat, bavarezët nuk kanë pësuar asnjëhumbje në Allianz Arena gjatë këtij viti, gjë që kampionëve të Gjermanisë nuk i ndodhte që nga viti 2013. Vitin 2017, Bajerni e mbylli me 13 fitore e 3 barazime. Nëse Bajerni ka ecur kaq mirë, është edhe për meritë të individëve; Alaba është i vetmi futbollist i Bajernit që ka shënuar 3 herë gjatë 2017 nga goditjet e dënimit, për më tepër ai është i vetmi futbollist që ka shënuar 4 gola me goditjet nga jashtë zonës. Myler ka dhënë 13 pasime në kampionat, askush nuk ka bërë më mirë se ai. Hejnkes e drejton bajernin për herë të 4, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e Bundesligës. Bajerni është kampion  dimrit në Gjermani për të 23 herë në historinë e tij; në 19 nga 22 rastet e mëparshme ka fituar edhe titullin kampion në fund të sezonit.

Sfidanti.al