Bajerni mbetet pa frymë nga superoreksi i Sançezit

Drejtuesit e Bayern Munichut janë të befasuar me pagën e lartë që ka kërkuar sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez.

Dëshira kryesore e Bayern Munichut gjatë kësaj vere është sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, i cili ka kontratë vetëm deri në vitin 2018.

Por, drejtuesit e skuadrës gjermane janë të befasuar me kërkesën e lojtarit, i cili dëshiron 480 mijë euro në javë, shkruan Daily Mirror.

Nëse llogaritet për një vit, atëherë Sanchez ka kërkuar 23 milionë euro në sezon, duke u paguar më shumë se sa Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Sipas drejtuesve të Bayernit, me këtë kërkesë Sanchez është duke kërkuar transferimin në Manchester City.

Sanchez pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, i cili e kishte transferuar edhe në Barcelonë.