Bajerni kërkon t’i “fryjë kosit” me mbrojtësin Lukas Hernandez

Kur pëson dy dëmtime serioze në një kohë të shkurtër, atëherë duhet bërë shumë kujdes. Bajerni po sillet sipas shprehjes popullore se “kur digjesh nga qulli, i fryn kosit”. Trajneri Hansi Flik nuk dëshiron aspak të nxitohet kur vjen puna për kthimin nga dëmtimi të kampionit të botës, Lukas Hernandez. “Ai po nis vrapimin me pesha të vogla, – u shpreh Fliku për revistën “Kiker”, – ai ishte në 80 për qind të formës fizike në Krishtlindje, por ecuria e tij duhet kontrolluar ditë pas dite”.

Lajmet janë mbrojtësi i qendrës nuk do të jetë në gjendje të luajë në rinisje të Bundesligës në 19 janar, kur Bajerni luan në Berlin ndaj Hertës. Ai pritet që të stërvitet siç duhet me skuadrën vetëm në fund të janarit, dhe vetëm më pas do të shihet se kur do të jetë i gatshëm për lojë. Hernandez doli kampion i botës me Francën në 2018 në Rusi, dhe bavarezët i paguan 80 milionë euro Atletikos së Madridit, një rekord për klubin, ndaj edhe duan të bëjnë shumë kujdes.

Sfidanti.al