Bajerni ka një “pacient” të preferuar , 8  fitore   me golavarazh 50-3!

Bajerni i Mynihut arriti një fitore tjetër bindëse në Bundesligë, kësaj here, duke mundur 6-0 Hamburgun dhe duke iu afruar edhe një hap tjetër titullit të kampionit. Në fakt, fitorja, nëse kihen parasysh statistikat e viteve të fundit, as që vihej në pikëpyetje, duke qenë se ekipi i Hamburgut, pothuajse rregullisht, largohet nga Mynihu me rrjetën e vet plot me gola.

Pikërisht, që nga sezoni 2010/11, Bajerni i Mynihut në stadiumin “Alianc Arena” ka arritur tetë fitore radhazi, por ajo që të bën një përshtypje të madhe, është golavarazhi që kap shifrat e pabesueshme 50 me 3!

Sfidanti.al