Bajerni i paprekshëm? Matiaz Zamer qëllon në shenjë..Hënesin!

Matias Samer është rikthyer për të kritikuar presidentin e Bayern Munichut, Uli Hoeness.

Ish Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Matthias Zamer ishte larguar gjatë verës nga Bayern Munich për arsye shëndetësore, por tashmë është kthyer si analist i Eurosport.

Sammer me t’u kthyer ka kritikuar presidentin e Bayern Munichut, Uli Hoeness për shkak të konflikteve me Drejtorin Sportiv të Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Vatzke.

“Hoeness është kthyer me të gjitha aftësitë e tij. Me zënka, por kjo nuk është pjesë e lojës. Ju nuk duhet të ziheni me njëri tjetrin”, tha Zamer për Hoeness