Bajerni, dy hapa prapa dhe një para për kontratat me yjet!

Championsi është një “ishull i lumtur” për bavarezët, por Bundesliga është një realitet tjetër. Trajneri Hansi Flik, dhe drejtuesit e Bajernit, duhet të mblidhen shpejt e të diskutojnë se çfarë do të bëjnë në janar, apo edhe më vonë. Vendi i 7-të në kampionat do të thotë se gjërat nuk po ecin siç duhet dhe se duhet të ketë ndryshime. Më urgjente është e ardhmja e një tresheje të njohur si Tiago Alkantata, Havi Martinez dhe David Alaba, kontratat e të cilëve përfundojnë në 2021.

Me ikjen e Niko Kovaçit, Tiago nuk e ka vendin të siguruar në skuadër dhe besohet se mund të largohet në 2020, madje duke u kthyer në Spanjë. Bavarezët e respektojnë sepse nuk ka krijuar probleme, por do të bisedojnë shpejt me të për të përcaktuar të ardhmen. Në ikje edhe Havi Martinez, që sot mendohet se e ka kaluar kulmin e formës. Ai u kritikua në humbjet ndaj Leverkusenit dhe në Gladbah, e po ashtu mund të largohet verën e ardhshme. i ndryshëm diskutimi për David Alabën që vlerësohet si i rëndësishëm. Austriakut do t’i ofrohet rinovimi i kontratës me rritje të pagës, pasi ai është shumë prapa yjeve si Nojer e Tomas Myler që marrin nga 15 milionë euro në sezon.

Problem i madh është edhe me kontratat e Manuel Nojerit, Tomas Mylerit dhe Zherom Boatengut, pasi edhe ato përfundojnë në 2021, por rinovimi me ta duket më i nënkuptueshëm.

Sfidanti.al