Bajerni “do ta shutojë” Kovaçin, në lojë – dy holandezë

Ka shumë mundësi që Bajerni i Mynihut ta mbyllë këtë sezon me një kurrorë të dyfishtë (triumf në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë), por pavarësisht, nëse një gjë e tillë do të arrihet ose jo, fati iNiko Kovaçit është i paracaktuar – ai do të shkarkohet. Këtë informacion e transmetoi mediumi “Gol”, sipas të cilit trajneri kroat perfundimisht do të largojet nga “Alianc Arena”, pavarësisht nga rezultatet e raundit të fundit të kampionatit gjerman dhe të finales së Kupës së Gjermanisë mes Bajernit dhe Lajpcigut.

Thuhet se kryesia e klubit nuk ka më besim te Kovaçi, ndërkohë që edhe një numër lojtarësh është kundër tij dhe metodave të tij të punës, kështi që largimi i tij është i pashmangshëm.

Si pasues të Kovaçit në stolin e drejtimit të Bajernit përmenden dy kandidatë, por favorit kryesor, siç thuhet, është trajneri aktual i PSV-së, Mark Van Bomel, që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me klubin bavarez. Si opsion tjetër është edhe trajneri i tanishëm i Ajaksit, Erik Ten Hag, që zhvilloi një sezon të shkëlqyer me këtë ekip amsterdamas që fitoi kurrorë të dyfishtë në Holandë dhe të cilin e ndan vetëm pak sekonda nga finalja e Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al