Bajern luan tenis me Mainz; e shkatërron me rezultatin 6-1

Bajerni i Mynihut fillon të marrë shpejtësi në kampionatin gjerman. skuadra bavareze regjistroi një fitore tenistike në ndeshjen e javës së 3 të Bundesligës ndaj Mainzit teksa e shkatërroi atë me rezultatin 6-1. ajo e zhvilluar në Allianz Arena isshte një sfidë pa histori me skuadrën e Niko Kovac që u shfaq si një stuhi e vërtetë në fushën e lojës dhe të mendosh që ishte Mainzi që e nisi më mirë sfidën teksa mori avantazhin me golin e Zhan Pol Bëtius që në minutën e 6.

Avantazhi i Mainzit zgjati 30 minuta më pas u pa orteku Bajern që e mori përpara me golat e shënuar njëri pas tjetrit. Benzhamin pavard dhe David Alaba ishin ata që mundësuan përmbysjen në rezultat për Bajernin e Mynihut që e  mbylli pjesën e parë në kryesimin 2-1.

Në pjesën e dytë, gjeti golin e parë me fanelën e bavarezëve Ivan Perishic që i coi shifrat në 3-1, ndërkohë që lanë gjurmë në këtë sfidë edhe Koman, Levandovski dhe Alfonso Devis për të fiksuar rezultatin e sfidës në 6-1.

sfidanti.al