Analiza e trajnerit gjerman: Gorecka? Mirë që qendroi në Bundesligë

Shalke po qan me lot largimin (falas) të Leon Goreckës, Bajerni po fërkon duart, ndërsa debati në Gjermani është i fortë. Bën mirë, apo bën keq, djaloshi i ri që ikën në këtë mënyrë nga shtëpia (e radhës) për në një shtëpi më të madhe. Tifozët padyshim janë në kampe të kundërt (ata të Shalkes dhe të Bajernit), por në mes qendron një trajner me përvojë si Peter Nojrurer, që ka punuar me Goreckën kur të dy ishin tek Bohumi.

“Leoni është një djalë i shkëlqyer dhe një margaritar në kuptimin e futbollit, – shprehet Nojrurer, – Bajerni e ka konfirmuar (indirekt) se do ta marrë, dhe nuk e kuptoj sjelljen e Shalkes që duket sikur ecën mbi vezë. Natyrisht, “minatorët” do të kishin dashur ta mbanin, por unë jam i lumtur që ai po qendron në Bundesligë. Kampionati ynë bëhet më i fortë kur mban “bomba” të tilla”.

Sfidanti.al