A kemi thënë se e do Lajpcigu? Nagelsmani zëvendëson Vernerin me Rashicën!

Nuk është kandidati i vetëm, por është një nga më të rëndësishmit. Red Bulli i Lajpcigut në pak muaj pësoi dy humbje sportive, së pari Erling Halandi zgjodhi Dortmundin, jo klubin-motër për t’u transferuar nga Red Bull Salcburgu. Së dyti, që Timo Verneri shkoi tek Çelsi, duke i sjellë vërtet gati 60 milionë euro të ardhura, por duke i krijuar një boshësi të madhe sportive në fushë. Drejtuesit e Lajpcigut po monitorojnë lojtarët që mund ta zëvendësojnë Vernerin, e ndër ta, më i kuotuari duket Milot Rashica.

Shqiptari i Kosovës, që luan për Verderin, nuk ka ndërmend të qendrojë në Bremen në kategorinë e dytë. Vlera e kartonit mund të shkojë në 15 milionë euro, ndërsa Rashica ka 7 gola e 5 asistë në 27 ndeshje të Bundesligës. Alternativat e tjera për trajnerin Nagelsman janë koreanojugori He-Çan Huan (Salcburg), që gjithashtu mund të shkojë nga 12 deri në 15 milionë euro, dhe Adam Hlozek i Spartës së Pragës, që sërish pritet të kushtojë 15 milionë euro.

Sfidanti.al