100 milionë euro janë shumë edhe për Bajernin, çdo të ndodhë me Havercin?!

Mediat britanike titulluan në mënyrë triumfale: Çelsi, e ke rrugën të hapur. Për çfarë? Për të marrë Kai Havercin nga Leverkuseni këtë verë, nëse Frenk Lampardi do ta ketë mundësinë financiare, dhe nëse do ta bindë yllin 21-vjeçar. Bajerni i Mynihut, kandidati i madh për çdo lojtar gjerman, duket se po tërhiqet nga gara, dhe kjo për shkaqe financiare. Legjenda Uli Hënes, sot president nderi i klubit, deklaron se pas Leroi Sanesë vështirë se do të ketë blerje tjetër të madhe nga bavarezët. Është kohë pandemie, dhe 100 milionë euro që thuhet se kushton kartoni i Havercit, janë pak si shumë. Aq më tepër për klubin e Mynihut që kurrë nuk ka qenë i çmendur për blerjet, Ndoshta, gjithsesi, kjo shifër nuk është e pamundur për Roman Abramoviçin.

Sfidanti.al