Bundesliga, punohet me detajet për rikthimin e tifozëve në stadium

Bundesliga po përgatitet për kthimin e tifozëve në stadium. Liga Gjermane e Futbollit nëpërmjet faqes së saj të internetit, këtë të mërkurë bëri të ditur se ka poërgatitur një udhëzues prej 40 faqesh që ua ka dërguar të 36 klubeve të Bundesliga dhe Bundesliga 2 dhe që do të jetë thelbësor në momentin që do të lejohet publiku në stadiumet gjermane.

Ky udhëzues do të shërbejë si orientim për skuadrat të cilat nga ana e tyre do të duhet të prezantojnë konceptet e tyre individuale te autoritetet politike rajonale, në mënyrë që këto të fundit gjithnjë me koordinimin e qeverisë Merkel, të japin autorizimin për të lejuar tifozët në stadium.

Por  kjo do të varet nga rastet e infektimit me Covid 19 në secilin prej landeve të Gjermanisë. Në këtë mënyrë, Bundesliga pretendon të jetë sa më fleksible të jetë e mundur; do të mund të mbyllë disa stadiume në rast se do të ketë rritje tjetër të rasteve me coronavirus në zonat ku janë këto impiante, ndërsa në pjesën tjetër do të vazhdojë të luhet me public.Sigurisht që është e qartë se rikthimi I tifozëve në stadium do të bëhet në mënyrë graduale në varësi të pasojave të normalitetit të tin ë fushat gjermane. Gjithsesi të gjitha detajet do të zgjidhen përfundimisht në takimin mes DFL dhe klubeve përpara rifillimit të sezonit të ri të Bundesligës në 18 shtator.

Sfidanti.al