Me Bufonin apo pa Bufonin? Italia mbetet peng e “heronjve” të saj…

Trajneri i përkohshëm i përfaqësueses italiane, Luixhi di Biaxho, ka thirrur veteranin Xhanluixhi Bufon për ndeshjet miqësore me Argjentinën, më 23 mars, dhe me Anglinë, më 27 mars. Kështu, Bufoni që, fillimisht, njoftoi se nuk do të luante më me ekipin kombëtar, pasi “axurët” nuk e kaluan dot fazën play off, pasi u eliminuan nga Suedia, megjithatë, u gjend në listën e futbollistëve të ftuar për të luajtur në ndeshjet përgatitore të lartpërmendura.

Nëse ftesa drejtuar portierit veteran të Juventusit duket disi e papritur, atëherë, ftesa që i është bërë 20-vjeçarit Patrik Kutrone, ishte e pritshme, kështu që ai do të debutojë më ekipin e të rriturve të Italisë, pasi po luan shkëlqyeshëm me Milanin.

Ftesë për në kombëtare ka marrë edhe Federiko Kieza i Fiorentinës, por nuk ka marrë një të tillë Mario Bloteli i Nicës që ka deklaruar, kohët e fundit, disa herë se priste ftesë nga trajneri i përfaqësueses.

Sfidanti.al